VLEN: Shëndetësia po vendoset në binare të reja
Shëndetësia po vendoset në binare...

Shëndetësia po vendoset në binare, me standarde dhe partneritete reale, theksojnë nga VLEN. Nga koalicioni i partive shqiptare në pushtet theksojnë se ministri i shëndetësisë Azir Aliu vendos kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, ku sipas tyre partneritetet me biznesin dhe me aktorët ndërkombëtarë kanalizohen aty ku ka më shumë nevojë dhe me rezultate të matshme.
“Prioritetet për 202-2028 janë të qarta, optimizim dhe riorganizim funksional i sistemit, qasje e balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim i procedurave spitalore dhe rregullim i referimit të pacientëve për të ulur dërgimet e panevojshme. Paralelisht, fokusi është te personeli mjekësor, trajnim i vazhdueshëm, mbështetje për mjekët e rinj dhe masa që të mos largohen nga vendi”, theksojnë nga VLEN.
BDI akuzon: Sporti u kap nga interesat politike
Nga ana tjetër BDI opozitare akuzon Komunën e Çairit se sportin po e përdor si instrument politik, duke akuzuar se 60 përqindëshin e buxhetit të dedikuar për sport e ka përfituar një klub i një të punësuari në komunë.
“Ky klub, në pronësi të një të punësuari të komunës dhe sponsor të partisë që drejton komunën, ka marrë rreth 1.9 milionë denarë, ndërsa 15 klube të tjera kanë përfituar vetëm rreth 30 mijë denarë secili. BDI denoncon këtë situatë si monopolizim të fondeve publike, konflikt interesi dhe përdorim politik të sportit, dhe kërkon: Hetim nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, Hetim nga Enti Shtetëror i Revizionit, Transparencë të plotë për ndarjen e fondeve Pezullim të çdo vendimi të kontestuar” – tha Kanita Ramadani nga BDI.
Nga BDI kërkojnë që çdo denarë i buxhetit të përdoret në mënyrë të barabartë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
