Tetovë, inaugurohet gjimnazi i rinovuar “Kiril Pejçinoviç”
Kreu i Tetovës Bilall Kasami...

Kreu i Tetovës Bilall Kasami, bashkë me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar kanë promovuar investimet që janë bërë në gjimnazin “Kirili Pejçinoviç”. Kasami tha se ky investim është bërë brenda katër muajve, dhe investimi në këtë shkollë ka ardhur si pasoj e angazhimit drejtpërsrejt e kryeministeit Mickovski.
“Ajo që për dikë para katër muajve dukej një iluzion, dukej një premtim parazgjedhor,sot është bë një realitet. Një shkollë që ka qenë ikonë për Tetovën, në një periudhë të gjatë u la ne hares dhe po shkatërohej dal nga dal,dhe u deshtë të jetë angazhimi i kryeministrit Mickovski,që ky objekt shkollor të ketë një pamje të bukur pamje moderne” – deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se po investohet edhe në të gjitha shkollat me qëllim që të krijohen kushte më të mira per nxënësit dhe mësimdhënsit.
“Qeveria së bashku me pushtetin qendror investojmë shumë të mëdha për të siguruar kushte për mësim. Kemi përfunduar shkollën fillore Rilindja në Sellcë , është përfunduar renovimin e shkollës Goce Dellçev dhe Skënderbeu, gjimnazi do përfiton fotovoltaik dhe në përgjithësi edhe 10 projekte tjera do të fillojnë ose kanë filluar.” – deklaroi Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Përndryshe, edhe pse investimet nuk mungojn në objekte shkollore, përsëri vit pas viti numri i nxënësëve po bie. Vetëm në gjysëm vjetorin e dytë fletshpërngulje për në vendet përendimor kanë marr mbi 100 nxënës në komunën e Tetovës. (Visar Sadiku, TVM2)
