Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare

31.01.2026 17:17

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Radoniqi deklaroi se nuk janë duke bërë shkelje të ligjit lidhur me shpalljen e rezultateve para përfundimit të afatit 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit.Radoniqi, mes tjerash, u shpreh se nga rezultatet përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 51.10 për qind të votave të përgjithshme, Partia Demokratike e Kosovës  ka zënë vendin e dytë me 20.19 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 13.24 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5.50 për qind të votave, ndërsa Lista Srpska ka marrë 4.49 për qind.

“Lëvizja Vetëvendosje me 57 ulëse të fituara, PDK ka fitura 22 ulëse, nga LDK ka fituar 15 ulëse, AAK 6 ulëse”, deklaroi Radoniqi.

Me publikimin e rezultateve përfundimtare, pritet që të nisë edhe procesi i certifikimit të zgjedhjeve dhe hapat e mëtejmë për konstituimin e institucioneve të reja.