Ukraina dhe Rusia ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, është shprehur i hapur për takime me Rusinë dhe SHBA-në, ndërsa ka kërkuar përfshirjen e Evropës në procesin negociues. Sipas Zelenskit Rusia po godet tani objektet logjistike dhe hekurudhore.
Zelenski i hapur për bisedime me Moskën dhe SHBA-në
“Jemi të hapur për takime në çdo format me Rusinë dhe SHBA-në. Gjithashtu, do të donim që Europa të jetë e përfshirë në një ose tjetër fazë të këtyre negociatave, sepse një pjesë e garancive tona të sigurisë është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Koalicionin e Gatshëm. Por së pari, duhet të takohemi të tre palët dhe të kemi kontakt direkt me Federatën Ruse dhe liderin e saj. Pa këtë format, ekipet tona nuk mund të arrijnë marrëveshje për çështjet territoriale.” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Trump optimist: Jemi shumë afër një zgjidhjeje
Presidenti amerikan Donald Trump, shprehu optimizëm për bisedimet mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësit Vitlekof dhe Kushner, duke theksuar se ka ende shanse reale për një zgjidhje.
“U përpoqëm. Kam përfunduar tetë luftëra. Të gjitha, mendoj, ishin më të vështira se kjo. Por Zelenski dhe Putini nuk e përballojnë njëri-tjetrin, dhe kjo e bën shumë të vështirë. Megjithatë, mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje. Qindra mijëra njerëz, kryesisht ushtarë, humbën jetën.” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për të bllokuar lidhjet tregtare me Rusinë, eksportet e vendit vazhduan.
“Presioni i vendeve perëndimore mbi partnerët tanë për të penguar dhe bllokuar lidhjet e tyre tregtare me Rusinë vazhdoi dhe madje u rrit. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, eksportet tona u realizuan me sukses. Produkte ushtarake ruse u eksportuan në mbi 30 vende vitin e kaluar, dhe të ardhurat në valutë tejkaluan 15 miliardë dollarë.” – u shpreh Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Ndërkohë, në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Bashkimi Evropian e përfshiu zyrtarisht Rusinë në listën e zezë të vendeve me rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. (Armend Murseli, TVM2)
