Politikani i katërt meksikan i vrarë mu në prag të zgjedhjeve

03.06.2015 10:09

Kandidati meksikan për deputet u qëllua mbrëmë në një qytet afër Meksiko Sitit, me çka u bë politikani i katërt i vrarë në Meksikë, pikërisht para zgjedhjeve parlamentre, të cilat do të mbahen të dielën...

Migel Anhel Luna, i cili është ish-prefekt i qytezës në Meksiko, është sulmuar nga burra të armatosur në zyrë, të cilën e kishte marrë me qira për aktivitetet parazgjedhore, theksohet në kumtesën e Partisë së tij për revolucion demokratik. Luna vdiq në siptal, një kohë të shkurtë pas sulmit.

Prej marsit, tre kandidatë për prefektë janë vrarë në shtetet jugore meksikane Miçoakan dhe Gerero, ndërsa grupacioni i armatosur sulmoi të hënën selinë e Komisionti zgjedhor në qytetin Tlapa dhe u vuri zjarrin mbi 116.000 fletëvotimeve.

Grupacionet radikale dhe sindikatat në sferën e arsimit premtuan se do ta sabotojnë votimin e së dielës për Dhomën e Ulët të Kongresit, nëntë pozicione guvernatorësh dhe disa qindra funksione prefektësh.