Autobusi përmbyset në Turqi, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur
Të paktën 8 persona humën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën...

Të paktën 8 persona humën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident kur një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga Tekirdagu për në Antalia të Turqisë u përmbys pasi shoferi nuk arriti të kalonte një kthesë.
Ekipet e policisë dhe ato mjekësore u dërguan në vendin e aksidentit, njoftojnë mediat turke. Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe ato mjekësore u dërguan në vendngjarje. Guvernatori i Antalyas, Hulusi Shahin, njoftoi se aksidenti ndodhi në orën 10:20 të mëngjesit sipas kohës lokale.
8 persona vdiqën në aksident, ndërsa 26 të plagosur u transferuan në spitalet aty pranë. Hetimi për incidentin është duke vazhduar.
Edhe pse shkaku i aksidentit është ende i paqartë, besohet se rrugët ishin të lagura dhe të rrëshqitshme për shkak të shiut, gjë që mund të ketë kontribuar në rrëzimin e autobusit.
