Procesi euro-integrues, Filipçe: Jemi plotësisht të izoluar
Shteti po shkon në drejtim të gabuar...

Shteti po shkon në drejtim të gabuar, me probleme të thella sistemike dhe rrezik izolimi ndërkombëtar, alarmon kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.
Në një intervistë për “REL”, ai paralajmëron krizë ekonomike, zgjedhje të parakohshme dhe krizë me migrantët, duke akuzuar qeverinë për largim nga rruga evropiane dhe afrim me Serbinë, Hungarinë dhe Rusinë.
“Jemi plotësisht të izoluar dhe nuk po bëhet asnjë hap përpara drejt Bashkimit Evropian. Përveç kapitalit të dyshimtë nga Serbia, përveç lidhjeve me njerëz të afërt me Putinin, çfarë po bëhet për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. Marrëdhëniet me fqinjët po përkeqësohen qëllimisht. Ka përplasje dhe fyerje ndaj politikanëve në Bullgari, deklarata të kryeministrit se e ka rikthyer emrin kushtetues, pas së cilës vjen notë proteste nga Greqia. Kjo nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.” – tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Procesi euro-integrues, Mickoski: Meritojmë të fillojmë bisedimet
Nga ana tjetër kryeministri Hristijan Mickoski, thekson se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që ka kryer procesin e post-monitorimit dhe nëse mirren parasysh meritat, e jo çështjet bilaterale, vendi duhet të fillojë negociatat me BE-në.
“Ne jemi vendi i vetëm nga Ballkani, edhe pse nuk jemi front runner si disa vende në procesin euro-integrues në Evropë, por jemi vendi i vetëm që e lëshoi monitorimin apo post-monitorimin dhe ky është një sinjal i qartë edhe drejt BE-së, posaçërisht me kontestin që e kemi me fqiun tonë lindor se nuk bëhet fjalë për të drejta të njeriut, se të drejtat e njeriut respektohen dhe se duhet përfundimisht Maqedonia ti fillojë bisedimet” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Filipçe thotë se nuk mund të parashikojë kohën, por beson se ato janë të pashmangshme.
Nga ana tjetër Mickoski tha se për momentin qëndrimi i tij është që vendi të shkojë në zgjedhje të rregullta. (Ersan Pajaziti, TVM2)
