Lutkov: 2,618 aplikime për projekte kulturore në vitin 2026
Për projekte kulturore për vitin 2026...

Për projekte kulturore për vitin 2026, nëpërmjet sistemit elektronik për aplikime në konkursin vjetor janë pranuar 2,618 aplikime, njoftoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, teksa ka prezantuar rezultatet e konkurseve, duke theksuar se ky numër tregon interesin dhe besimin në sistem.
“Bëhet fjalë për projekte që do të pasurojnë ofertën kulturore, do të hapin hapësirë për shprehje të reja krijuese dhe do të kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar të kulturës maqedonase. Interesi i treguar edhe këtë vit nga artistët dhe organizatat kulturore për konkursin vjetor është një konfirmim i qartë se skena jonë kulturore është dinamike, inovative dhe e gatshme për krijim. Programi vjetor për projekte kulturore për vitin 2026 është një hap i rëndësishëm përpara dhe provë se kulturën nuk e shohim si shpenzim, por si një investim strategjik në identitetin tonë kombëtar, potencialin krijues të njerëzve dhe të ardhmen e shoqërisë në tërësi” – tha Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
