Hiqet ndalesa për kamionë edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër
Që nga ora 16:05 është hequr ndalimi për lëvizjen e automjeteve të rënda...

Që nga ora 16:05 është hequr ndalimi për lëvizjen e automjeteve të rënda mallrash në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, njoftoi LAMM.
Paraprakisht, siç bëri të ditur NP “Rrugët e Maqedonisë”, nga ora 13:30 u hoq edhe ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në aksin Gostivar – Strazhë – Kërçovë. Ndalesa u vendos sot nga ora 9:40 në të dy drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.
Ndalesa për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve nga ora 9:20 është vendosur për kamionë dhe autobusë në segmentin rrugor Shipkovicë – Kodrën e Diellit dhe nga ora 5:45 për automjetet e rënda mallrash në segmentin rrugor Mavrovë – Dibër.
Siç informon NP “Rrughët e Maqedonisë”, reshje bore ka në Krushevë, Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, si dhe në dkalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Xhavatë.
