Maqedoni

Parashikimi i motit

02.02.2026 08:54

Mot i ndryshueshëm me vranësira, reshje të dobëta shiu dhe bore të mundshme...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me kushte për reshje të dobëta shiu dhe bore në pjesët skajore perëndimore, ku do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm, ndërsa në pjesët lindore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri në 2°C, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 0 deri në 9°C.
 
Në Shkup, mot kryesisht me vranësira dhe erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm.