Maqedoni
Rruga Udovë–Vallandovë e mbyllur për qarkullim, mjegull në qafat malore
02.02.2026 09:09
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa zona më të larta ka mbetje lluce në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Dukshmëri e zvogëluar deri në 100 metra për shkak të mjegullës ka në qafat malore Pletvar, Gjavato dhe Preseka.
Nga ora 05:25, në rrugën P1105 Udovë–Vallandovë ka dalë nga shtrati lumi Kalkovska, duke përmbytur kolovozin. Për këtë arsye është vendosur ndalim i qarkullimit në këtë drejtim dhe trafiku ridrejtohet në rrugën R1401 fshati Marvinci–Vallandovë.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh kushtet aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje për automjete të pasagjerëve dhe autobusë.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe grykëmale, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
