Maqedoni

Më ftohtë në Kodrat e Diellit, më shumë reshje shiu në Gjevgjeli

02.02.2026 09:46

Temperatura më e ulët e mëngjesit sot është matur në Kodrat e Diellit, ku termometri ka zbritur në –7 gradë...

Temperatura më e ulët e mëngjesit sot është matur në Kodrat e Diellit, ku termometri ka zbritur në –7 gradë. Nën zero ka qenë edhe në Berovë dhe Mavrovë Anovi me –4 gradë, Krushevë –3 dhe Kriva Pallankë –2 gradë. Në Shkup temperaturat janë lëvizur rreth zeros, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 3 gradë.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në Gjevgjeli – 26 litra për metër katror, pasuar nga Demir Kapia me 20 dhe Strumica dhe Mavrovë Anovi me nga 17 litra. Reshje të konsiderueshme shiu ka pasur edhe në Shkup, Kavadar, Berovë, Veles dhe Tetovë.
 
Shtresa e borës është më e larta në Kodrat e Diellit dhe arrin 50 centimetra, ndërsa në Mavrovë Anovi janë matur 14 centimetra. Borë ka edhe në Berovë me 5 dhe në Gjurishtë me 2 centimetra.