Për nëntë muaj janë vrarë 10.000 pjesëtarë të SHI-së

03.06.2015 10:33

Më shumë se 10.000 pjesëtarë të Shtetit Islamik e kanë humbur jetën pasi që para nëntë muajve koalicioni ndërkombëtar ngriti fushatë ushtarake kundër kësaj organizate ekstremiste në Irak dhe Siri, deklaroi Entoni Blinken zëvendës i sekretarit amerikan të shtetit...

Në deklaratë për Radion franceze Inter ai tha se është bërë hap i madh në luftën kundër SHI-së, por disa luftëtarë të saj edhe mëtej japin rezistencë.

"Në fillim të fushatës thamë se do të nevojitet kohë dhe nga plani trevjeçar kaluan nëntë muaj", tha Blinken, një ditë pas takimit të përfaqësuesve të koalicionit ndërkombëtar në Paris.

Kryeministri irakian Hajder al Abadi dje u ankua në Paris për mungesë të mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë të koalicionit në luftën kundër SHI-së.