Maqedoni
Toshkovski: U evidentuan 500 shkelje
02.02.2026 11:01
Rreth 500 shkelje janë regjistruar dje nga sistemi “Qytet i Sigurt”....

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dëshmoi për fillimin e suksesshëm të projektit, duke theksuar se po zhvillohet sipas parametrave të planifikuar dhe se qytetarët, ashtu siç pritej, në numër të madh po i respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Kemi ulje të ndjeshme të numrit të shkeljeve në komunikacion krahasuar me ato para dy muajsh, kur filluam periudhën testuese. Kemi afërsisht rreth pesëqind shkelje në komunikacion të konstatuara nga kamerat inteligjente dhe dua të shpreh një falënderim të madh për qytetarët e Maqedonisë dhe pjesëmarrësit e ndërgjegjshëm në komunikacion, sepse Ju jeni ata të cilët mundësuat që të ulet numri në mënyrë drastike për dy muaj, diku prej mbi 120.000 në 500 shkelje. Ju jeni ata që e ulët numrin e personave të lënduar në aksidente rrugore diku rreth 35% në territorin e SPB Shkup dhe Ju jeni ata që e ulët numrin e rasteve fatale në kuadër të aksidenteve rrugore prej 11 në 4.”, theksoi ministri Toshkovski gjatë vizitës.
Ai edhe njëherë uroi përzemërsisht qytetarët vendas për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe shprehu siguri se në të ardhmen, me një sjellje të këtillë dhe me këtë mënyrë të marrëdhënies ndaj shtetit tonë, do të dëshmojmë se vërtet po i zbatojmë vlerat evropiane të cilat i meritojnë qytetarët e Maqedonisë.
