Botë

Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe

02.02.2026 12:12

Zelenski tha se një rund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe Uashingtonin është caktuar për datat 4 - 5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se një rund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe Uashingtonin është caktuar për datat 4 - 5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa takimi vjen pas një rundi tjetër sulmesh ajrore vdekjeprurëse ruse ndaj objekteve civile.
 
“Ne presim që pala amerikane të jetë po aq aktive dhe veçanërisht kjo vlen për masat e de-përshkallëzimit, uljen e sulmeve. Dhe shumë varet nga ajo që pala amerikane do të arrijë, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit ashtu edhe rezultateve, natyrisht.”, shtoi Zelenski. 
 
Zyrtarët amerikanë dhe rusë nuk komentuan menjëherë mbi deklaratat e Zelenskit. Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23 - 24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.
 
Vazhdimi i sulmeve erdhi pasi Trampi më 29 janar tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte premtuar personalisht atij se do të ndalte sulmet ajrore ndaj kryeqytetit dhe “qyteteve të ndryshme” të tjera për një javë.
 
Katarina Mathernova, ambasadorja e BE-së në Ukrainë, kritikoi ashpër veprimet e fundit të Kremlinit në një postim në Facebook. “Të gjitha këto po ndodhin në një kohë kur bota po flet për një armëpushim të mundshëm.”, shtoi ajo.