Botë

U pickua nga gjarpri, ndërron jetë këngëtarja dhe fituesja e The Voice Nigeria

02.02.2026 13:06

Ifunanya Nwangene, këngëtare nga Nigeria, ndërroi jetë të shtunën pas pickimit nga një gjarpër në kryeqytetin Abuja....

Ifunanya Nwangene, këngëtare nga Nigeria, ndërroi jetë të shtunën pas pickimit nga një gjarpër në kryeqytetin Abuja.
 
26-vjeçarja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në The Voice Nigeria në 2021 dhe njihej për kombinimin e jazz, operës, muzikës klasike dhe solo. Ajo ishte duke planifikuar koncertin e saj të parë solo dhe ishte gjithashtu arkitekte e trajnuar.
 
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një trajner gjarpërinjsh duke nxjerrë një kobër nga apartamenti i saj, ndërsa njerëzit përreth bërtasin.
 
Fillimisht ajo mori trajtim në një klinikë të afërt, por mungesa e antivenomit e detyroi të shkonte në spital. Përpos përpjekjeve të shumta, gjendja e saj u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën.
 
Spitali theksoi se trajtimi ishte i menjëhershëm dhe i duhur, dhe se stafi i tij i dha kujdes maksimal.