Ekonomi

KRrE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

02.02.2026 13:31

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi rritje të çmimeve të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,77% në raport me vendimin e datës 26.1.2026.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 denarë për kilogram.
 
Nga data 3.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 72,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 74,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 33,885 (denarë/kilogram)