Në Korenë Jugore mbyllen 209 shkolla për shkak të epidemisë të MERS-it
Me urdhër të presidentes koreanojugore Park Guen-hje, në Korenë e Jugut sot janë mbyllur 209 shkolla fillore dhe ndërmerren masa të mëdha karantine për parandalim të përhapjes së sëmundjes së rrezikshme e njohur tek ne si ethet e Nilit...

Deri më sot në Korenë e Jugut janë zbuluar 30 persona të infektuar, nga të cilët dy më të moshuar kanë vdekur.
Ethet e Nilit, e njohur edhe si Sindromi respirator i Lindjes së Afërt (MERS), në Korenë Jugore me siguri është bartur nga Arabia Saudite. Në këtë shtet nga viti 2012, e deri më sot, nga MERS-i jetën e kanë humbur mbi 400 persona, ndërsa mjekësia ende nuk ka zbluar ilaç mjaft efikas.
Mbyllja e shkollave dhe masat karantine në Kornë Jugore pasoi nga ajo pasi që natën e kaluar janë diagnostifikuar pesë raste të reja të të infektuarve, prej të cilëve katër janë të mitur.
Mediat në Seul sot transmetojnë se opinioni në Korenë Jugore është e mllefosur për shkak të qasjes jo mjaft seiroze të autoriteteve shëndetësore pas zbulimit të etheve të Nilit para dhjetëra ditëve. Në Seul dhe lagjet e tjera prej sot fotografia e zakonshme që në rrugë të shihen njerëz me maska për frymëmarrje dhe mjete për dezinfektim të duarve.
