Energjetikë, Bozhinovska shpalosi planin dhe investimin vjetor

02.02.2026 15:34

Ministrja për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale...

Ministrja për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale shpalosi planin vjetor 2026, që përfshin ndërtimin e objekteve energjetike.

Udhëheqësja e dikasterit, Sanja Bozhinovska, tha se në adresë të ministrisë kanë arritur 284 iniciativa, prej të cilave 67 janë pranuar. Numëroi shtrirjen e projekteve dhe kostot.

“Elektrocentrale fotovoltaike, të miratuara 59 projekte me fuqi mbi 3 mijë megavat dhe me vlerë prej 2.1 miliardë euro. Termocentrale të erës ku janë miratuar shtatë projekte të mëdha me fuqi prej 907 megavat dhe investim prej 1.18 miliard euro. Termocentrali me gaz të kogjenerimit, ku është pranuar një projekt me kapacitet prej 495 megavat dhe vlerë prej 445 milionë euro, që njëkohësisht do të jetë me rëndësi për balancimin e sistemit.”, - deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Në planin vjetor, Bozhinovska shtoi se nuk janë harruar as komunat.

“Kemi përfshirë 56 objekte energjetike për prodhimin e energjisë elektrike nga planet komunale në  shtatë njësi të vetëqeverisjes lokale. Në Makedonski Brod, Llozovë, Debërcë, Kavadar, Kumanovë, Bërvenicë dhe Koçan, të cilat drejtpërdrejt do të kontribuojnë në zhvillimin lokal ekonomik dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.”, - theksoi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Sipas Bozhinovskës, qëllimi është për një ekuilibër të qartë, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje e mjedisit, ndërkaq plani sjellë vizion afatgjatë në sektorin e energjisë. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)