Maqedoni

Sistemi “Qyteti i Sigurt” uli ndjeshëm shkeljet dhe aksidentet në trafik

02.02.2026 15:48

Fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar nga institucionet përkatëse si i suksesshëm...

Fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar nga institucionet përkatëse si i suksesshëm, kjo, sipas tyre, dëshmon me faktin se numri i shkeljeve në komunikacion dhe të gjobave është ulur dukshëm, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas këtyre të fundit, numri i gjobave dhe shkeljeve të rregullave në komunikacion është ulur nga 120 mijë në 500 për një afat kohor prej vetëm 2 muajve. Me këtë shpjegohet edhe fakti se numri i të lënduarve dhe viktimave në komunikacion është ulur dukshëm.
 
“Në kuadër të Qytetit të Shkupit, numri i personave të lënduar në aksident trafiku është ulur për 35 për qind, ndërsa numri i viktimave është ulur nga 11 në 4 për qind. Këto rezultate i kemi arritur falë vetëdijesimit të qytetarëve.”, tha ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.
 
Por, qytetarët janë të kënaqur nga implementimi i kësaj mase.
 
“Kjo është mirë, ashtu duhet. Mendoj se ishte koha që edhe ne të futeshim në këtë sistem dhe të sillemi në komunikacion në mënyrë evropiane, edhe pse akoma nuk jemi pjesë e saj, prandaj e respektoj këtë vendim.”, - tha një qytetar.
 
“Ashtu duhet. Pa gjoba nuk do të kemi sukses. Duhet që përmes gjobës ta ndjejnë. Kjo masë është dashur të vendoset më herët.”, - tha një qytetare.
 
“Duhet të ketë një masë të tillë, të ulen shkeljet në komunikacion, por mbetet çështje se si do të rregullohet çështja e motoçikletave, sepse ato nuk kanë tabela nga pjesa e përparme.”, - u shpreh një   qytetar.
 
Projekti “Qyteti i Sigurt” ka filluar të funksionojë që nga 1 shkurti, dhe këto kamera në fazën e parë do të detektojnë katër kundërvajtje në trafik: parkim i parregullt, drejtim i automjetit me shpejtësi më të madhe nga e parapara, kalim në semaforin e kuq dhe drejtim i automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit. Sistemi për momentin është funksional vetëm në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme janë zotuar se gjatë vitit kjo masë do të fillojë të zbatohet edhe në qytetet tjera.  
 
FITIM KRYEZIU