Të dielën zgjedhje parlamentare në Turqi
Turqit të dielën do të votojnë në zgjedhjet parlamentare që mund ta riformojë sistemin politik të shtetit dhe të përcaktojnë të ardhmen e presidentit Rexhep Taip Erdogan, partia e të cilit dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën, tani po përballet me sfidën më të madhe zgjedhore pas 13 viteve në pushtet...

Zgjedhjet për përbërjen e re 550-anëtare të parlamentit për të cilën kanë të drejtë vote 56 milionë turq, mbahen në momentin kritik të historisë moderne të shtetit, duke pasur parasyysh paqartësinë e cila rrin pezull mbi rrugën e saj drejt BE-së, aftësinë të kontrollojë 1.300 km kufi me Sirinë dhe Irakun dhe ardhmërinë e 1,8 milionë refugjatëve sirianë në Turqi.
Erdogan dëshiron të fitojë dy të tretën e shumicës në parlament, në mënyrë që ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta ndryshojë sistemin parlamentar në presidencial.
Disa prej anketave tregojnë se Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka shumë më pak se 50 për qind të votave, sa kishin në vitin 2011 dhe tani parashihen diku nën 40 për qind deri maksimum 45 për qind e votave për ta.
Erdogan dhe Davutogllu janë në fushatë parazgjedhore nën slloganin - Derisa të tjerët flasin, AKP punon.
Paqartësi kryesore është edhe çështja nëse Partia popullore prokurde, e cila komploton politikë liberale sociale, mund ta kalojë pragun e rëndë prej 10 për qind të votave, aq sa nevojiten për të fituar vende në parlament.
