Kontrabandë e 5 tonëve drogë, LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga pushteti

02.02.2026 16:24

LSDM-ja kërkon nga pushteti...

LSDM-ja kërkon nga pushteti që të përgjigjet për skandalin e drogës 5 tonëshe që ka kaluar kufirin Maqedoni – Serbi. Socilademokratët konsiderojnë se bëhet fjalë për skandal të kartelit droge, pasi në mesin e të arrestuarve ka një bashkëpronar të një ndërmarrjeje nga Maqedonia.

“Pyetja kyçe për të cilën pushteti duhet të përgjigjet është se si 5 tonë drogë kanë kaluar nëpërmjet kufirit të Maqedonisë? Kush ka lejuar që të kontrabandohen pesë tonë drogë? Pa mbështetjen dhe mbrojtjen e strukturave të pushtetit, krimi i përmasave të tilla nuk mund të ndodhë. Ky nuk është incident, ky është një sistem. Si është e mundur në një shtet me sistemin “Qyteti i Sigurt”, me kamera dhe skaner në vendkalimet kufitare të kalojnë pesë tonë drogë?!”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq.