Konferencë për personat të cilët jetojnë në varfëri dhe nga kategoria e ndjeshme sociale

03.06.2015 11:15

Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë sot organizon konferencë "Të gjithë jemi njësoj të rëndësishëm", që synon mbështetje dhe përfshirje aktive të të varfërve dhe personat nga kategoritë e ndjeshme në procesin e krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve...

Konferenca duhet të mundësojë që problemet dhe nevojat e njerëzve që jetojnë në varfëri ose janë nga kategoritë e ndjeshme sociale të prezantohen personalisht nga ata. Në të duhet të hapet debati demokratik i cili duhet të sigurojë udhëzime për zgjidhje për cilësinë më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët.

Në konferencë e cila mbahet për herë të katërt duhet të miratohet Deklarata e personave të varfër dhe personave nga kategoria e ndjeshme sociale e cila duhet të dorëzohet tek organet kompetente shtetërore. Këtë vit Deklarata do të dorëzohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në konferencë do të debatojnë në disa tema si kujdesi social dhe shëndetësor, varfëria e rinisë, mosha e vjetër  ...

Pas përfundimit të konferencës konkluzionet e mbledhura, rekomandimet dhe kërkesat nga grupet do të bëhen pjesë e Deklaratës së 4-të të të varfërve dhe nga kategoria e personave të ndjeshëm socialë.