Maqedoni

Më ftohtë dhe me më shumë borë këtë mëngjes në Kodrën e Diellit

03.02.2026 09:50

Në Kodrën e Diellit temperatura ka zbritur në –5 gradë....

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është matur në Kodrën e Diellit, ku temperatura ka zbritur në –5 gradë.
 
Pasojnë: –4 në Kriva Pallankë, –3 në Shkup-Petrovec dhe Demir Kapi, –2 në Manastir, Krushevë, Kavadar, Kumanovë, Mavrovë Anovi, Strumicë dhe Prilep, –1 në Shkup-Zajçev Rid, Veles, Shtip dhe Berovë, 0 në Pretor, Ohër, Tetovë dhe Vinicë, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 2 gradë.
 
Trashësia e mbulesës së borës arrin 34 cm në Kodrën e Diellit, 18 cm në Krushevë, 11 cm në Hanet e Mavrovës, 4 cm në Berovë dhe 1 cm në Gjyrishtë.