Maqedoni

Transportimi i indeve të trurit për qëllime shkencore, Maqedonia në dosjet e Epstein

03.02.2026 11:30

Truri nga vendi ynë është transportuar dhe hulumtuar në laboratorët amerikanë....

Truri nga vendi ynë është transportuar dhe hulumtuar në laboratorët amerikanë. Këto të dhëna janë gjetur në dosjet e fundit të Epstein. Shkëmbimi për analiza kishte për qëllim bashkëpunim shkencor,  siguron ish-drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksej Duma.

"Në Fakultetin e Mjekësisë kishte një Komitet Etik që jepte leje për transportimin e trurit për qëllime shkencore.", shpjegon profesor Aleksej Duma, ish-drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore. "Duhej të shkruhej një shpjegim serioz që indi të dërgohej.".
 
Në atë kohë, në Maqedoni kryheshin rreth 350 autopsi çdo vit, ndërsa pacientët kishin skizofreni ose kryen vetëvrasje, që do të thotë se nga ajo bankë prej 1.000 indesh, 10 për qind janë inde nga vendi ynë, theksoi profesori Duma.
 
Maqedonia e Veriut  u gjet në dokumentet që Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri publike dhe ato i referohen miliarderit të ndjerë të dënuar për trafikim njerëzor, pedofili dhe përdhunim, Xhefri Epstein.