Një pjesë e komunave Gazi Babë, Aerodrom, Qendër dhe Studeniçan nesër do të mbeten pa energji

03.06.2015 11:49

Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se nesër pa energji elektrike do të mbeten disa rrugë në komunat Gazi Babë, Aerodrom, Qendër dhe Studeniçan...

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 14:30 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rr."157", "Avram Pisevski" dhe rr."Bajram Shabani" në komunën Gazi Babë.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 pa energji do të jenë pjesë e shfrytëzuesve nga rr."Gjorgji Kapçev", rr."Lisec" dhe rr."Bogomilski Pohod" në komunën Aerodrom dhe shfrytëzuesit nga Skela 13 Nëntori, garazhi në kate i ADISSPDP deri në ME, për shkak të rikonstruksionit të urës Goce Dellçev në komunën Qendër.

Pa energji nesër nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Dërzhillovë dhe fshati Patishka Rekë, si dhe shfrytëzuesit nga uikend lagjeja në fshatin Dërzhillovë në komunën Sopishte.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Studeniçan - rrugët me numër 4, 3, 2 dhe 1 në komunën Studeniçan.