Maqedoni

BE: partitë t'i përmbushin obligimet e marrëveshjes

03.06.2015 12:11

Edhe Komisioni Evropian mbrëmë doli me kumtesë me rastin e vizitës së komisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, në Maqedoni...

Edhe Komisioni Evropian mbrëmë doli me kumtesë me rastin e vizitës së komisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, në Maqedoni dhe ndërmjetësimin e tij midis partive politike në vend, me qëllim të marrëveshjes për qetësimin e situatës politike.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesën e Komisionit Evropian theksohet se bisedimet ishin konstruktive, të ndërtuara në bazë të bisedimeve që janë mbajtur në Strasburg në Parlamentin Evropian, para dy javësh. Të gjitha partitë u obliguan t'i parashtrojnë fillimisht interesat e qytetarëve dhe të të gjitha bashkësive në vend.

Ata e konfirmuan përkushtimin e tyre të procesit euroatlantik dhe të parimeve demokratike, përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sipas KE-së, numri i madh i masave konkrete janë diskutuar dhe dakorduar midis Han dhe liderëve politik të Maqedonisë dhe në lidhje me zgjidhjen e sfidave kritike me të cilat po përballet vendi.

Në fund të kumtesës së Brukselit zyrtar thuhet se është arritur marrëveshje me qëllim të përfitimit të Maqedonisë dhe të ardhmërisë së saj euroatlantike.