Maqedoni

Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë: “Qyteti i Sigurt” uli fatkeqësitë në komunikacion

03.02.2026 15:42

Kamera e sistemit “Qyteti i Sigurt” në ditën e dytë kanë regjistruar 651 shkelje...

Kamera e sistemit “Qyteti i Sigurt” në ditën e dytë kanë regjistruar 651 shkelje. Prej tyre 585 drejtues mjetesh nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, 50 kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa 16 automjete kanë qenë të paregjistruara.
 
Po ashtu janë shqiptuar gjithsej 58 ndalesa për drejtimin e mjeteve motorike. Gjendja në trafik është përmirësuar ndjeshëm, vlerëson Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë, duke theksuar edhe uljen e aksidenteve në komunikacion. 
 
“Nëse në vitin 2024 dhe 2025 në periudhën prej dy muajsh dhjetor dhe janar kishte 11 të vdekur në territorin e SPB Shkup, këtë vit, përkatësisht në dhjetor 2025 dhe janar 2026 shënojmë vetëm katër të vdekur, që është ulje e ndjeshme. Është ulur edhe numri i personave të lënduar. Janë regjistruar 288 të lënduar, për dallim nga e kaluara kur kishte mbi 400 të lënduar.”, - deklaroi Nikolla Stankov nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë. 
 
Nga këshilli njëherësh theksojnë se duhet të punohet edhe në edukimin e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
 
“Patjetër të punojmë edhe në edukimin edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Kemi shumë këmbësorë që kalojnë ku nuk ka viza të bardha për kalim. Po ashtu nuk respektohet rregulla që edhe ku ka shenja për kalim fillimisht duhet kontrolluar nëse mund të kalohet, sepse e vendosni në rrezik edhe jetën tuaj edhe të personave në automjete.”, - theksoi Nikolla Stankov nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë.
 
Kamerat e sistemit “Qyteti i Sigurt”, në ditën e dytë, nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, kanë regjistruar shpejtësinë maksimale prej 178 kilometrash në orë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI