Maqedoni

Tru njerëzish nga RMV-ja për eksperimente në ShBA, Aliu: Një grup pune do të hetojë rastin

03.02.2026 16:31

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit...

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Xhefri Epstein, zbulojnë përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias, në prokurimin dhe eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut për eksperimente shkencore në ShBA. 
 
Sipas dokumenteve, kjo përfshinte rreth 1.000 tru njerëzish, disa prej tyre nga njerëz që kanë kryer vetëvrasje. Hetimi nuk përmban informacione nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, e as nëse institucionet e Maqedonisë dhanë leje për një eksport të tillë.
 
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në Podkastin “Rushtazi” në Gazetën Koha, ka bërë të ditur se është formuar një grup pune, i cili do të merret me rastin e dërgimit të trurëve njerëzorë në ShBA për hulumtime shkencore.