Maqedoni
Qarkullimi në vend zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë
04.02.2026 09:09
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për automjete udhëtarësh dhe autobusë për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, do të jetë e mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve nga 21.11.2025 deri më 31.03.2026
