Maqedoni

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve sot mblidhet në Kuvend

04.02.2026 10:20

Në Kuvend sot do të mbahet seancë vetëm një komision...

Në Kuvend sot do të mbahet seancë vetëm një komision – Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve.
 
Para anëtarëve të Komisionit janë: Propozim-vendimi për mbajtjen e një debati publik mbi versionin punues të Projektligjit për drejtuesit e lartë në organet e administratës shtetërore dhe fondet, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024, si dhe Raporti vjetor i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2024.