Botë

Kinë, aksidenti me anijen, veniten shpresat për të gjetur të mbijetuar

03.06.2015 12:36

Shpresat për të gjetur të mbijetuar në anijen e përmbysur mesnatën mes të hënës dhe të martës në lumin Jance të Kinës, me kalimin e orëve zbehen gjithmonë e më shumë...

18 janë deri më tani vdekjet e konfirmuara, personat e shpëtuar vetëm 14, ndërsa të zhdukurit me qindra.

Në bordin e “Yllit të Lindjes”, të fundosur të hënën për shkak të motit të keq, kishte 456 persona, shumica të moshuar.

Edhe pse premtojnë vazhdimin e kërkimeve, zyrtarët kinezë paralajmërojnë se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe e këtij lloji e regjistruar në vend prej dekadash të tëra. 

“Ylli i Lindjes” nuk dërgoi asnjë sinjal emergjence përpara mbytjes.

Kapiteni, i cili është ndaluar nga policia së bashku me kryeinxhinierin, pretendon se anija u gjend krejt papritur në mesin e një cikloni të fuqishëm.