Ekonomi

Kërkesa për rritjen e minimales, zejtarët i frikësohen rritjes

04.02.2026 15:39

Oda e Zejtarëve me qëndrim, nuk janë kundër rritjes së minimales, por kërkojnë të bëhet sipas një analize të menduar mirë...

Oda e Zejtarëve me qëndrim, në kohën kur po diskutohet mes autoriteteve dhe sindikatave kërkesa për rritjen e pagës minimale. Ata nuk janë kundër rritjes së minimales, por kërkojnë të bëhet sipas një analize të menduar mirë. Thonë se minimalja prej 600 eurove do të sjellë mbyllje të dyqaneve dhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve.
 
“Fillimisht për zejtarët që paguajnë tatim në bazë të të hyrave, me të vërtetë kjo masë me rritjen prej 600 eurove ose 36.500 denarë do të paraqesë sulm të madh, jo vetëm ndaj neve si zejtarë, sepse ata kanë njerëz të punësuar që duhet t’i paguajnë në fund të muajit. Me këtë masë, menjëherë në ditën e parë në vijim do të vijmë në situatë të rritjes së çmimeve, ndërkaq me rritjen e çmimeve do të ulet numri i personelit.”, - deklaroi kryetari i Odës së Zejtarëve, Goran Ristovski.
 
“Sigurisht se do të rriten çmimet, do të ketë zvogëlim të numrit të punëtorëve. Do të jetë sulm. Të rritet prej 24 në 36 mijë? Ndoshta duhet të jepet hapësirë për marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve dhe të shkohet në mënyrë graduale.”, - theksoi drejtori ekzekutiv i Odës së Zejtarëve, Petar Bozhinov. 
 
Nga Oda e Zejtarëve kërkojnë afarizëm sipas tregut dhe të mos  detyrohen punëdhënësit ta rrisin koston, ku sipas përllogaritjeve të tyre, ngritja bruto sipas sindikatave, nënkupton 18 mijë denarë shtesë, që është e papërballueshme për  ekonominë e tyre.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU