Botë

Abu Dhabi, bisedime të reja për paqe në Ukrainë

04.02.2026 16:07

Një raund i ri bisedimesh paqeje mes ShBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi...

Një raund i ri bisedimesh paqeje mes ShBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por, presidenti ukrainas Zelenski njoftoi se delegacioni i Kievit ulet në tryezë me një strategji të ndryshuar, pasi Moska e ka shkelur armëpushimin me sulmet e fundit masive. Ai vlerësoi se Rusia nuk e merr seriozisht diplomacinë dhe kërkoi përgjigje nga ShBA-ja. 
 
“Presim një përgjigje nga ShBA-ja ndaj sulmeve ruse. Nuk kaluan as katër ditë nga java dhe fjalët e tyre tashmë janë shkelur, çfarë mund të pritet më tej? Vënia bast e Rusisë për luftë duhet të marrë përgjigje nga bota.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
Presidenti amerikan Tramp nuk është shprehur i befasuar nga sulmet e fundit ruse në Kievi. 
 
“Marrëveshja ishte nga java në javë. Ai e mbajti fjalën një javë, do të pranojmë gjithçka, sepse atje është vërtet ftohtë, por sigurisht që do të doja të përfundonte luftën.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
 
Ndërkohë shefi i NATO-s, Rute, ka thënë se Ukraina është e gatshme për marrëveshje me Rusinë dhe paralajmëroi tre nivele garancish sigurie për Kievin pas luftës, një ushtri ukrainase e forcuar, një koalicion i vendeve të gatshme, i udhëhequr nga Franca dhe Britania, si dhe mbështetje e drejtpërdrejtë nga ShBA-ja, për ta penguar Rusinë nga një sulm i ri. Rute, megjithatë, theksoi mungesën e seriozitetit rus në përpjekjet për paqe. 
 
“Bisedimet e drejtpërdrejta janë në zhvillim dhe ky është një përparim i rëndësishëm. Por, sulmet e Rusisë, si ato të mbrëmshme, nuk sinjalizojnë seriozitet për paqe.”, - u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. 
 
Presidenti francez Makron, nga ana tjetër, u shpreh skeptik se Rusia “nuk është e gatshme” për një marrëveshje paqeje në të ardhmen e afërt.
 
GYLTENE SINANI