Gashi nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut, aleate e përkushtuar e NATO-s

04.02.2026 18:27

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili po gjendet për vizitë pune në Uashington, SHBA, sot iu drejtua Forumit të Sigurisë, me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe angazhimi ndaj partneritetit me SHBA-në”.

Me këtë rast, Gashi theksoi angazhimin e vendit tonë ndaj NATO-s dhe nevojën për një bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, veçanërisht për vende si RMV-ja.

“Angazhimi i vendit tonë ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund të sigurojë veten i vetëm. Maqedonia e Veriut kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave. Në një kohë me pasiguri globale, bashkëpunimi brenda NATO-s është më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht për vende si i yni, në zemër të Ballkanit. Forcimi i institucioneve, investimi në mbrojtje dhe ndërveprimi i përbashkët janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë tonë kolektive. Ne qëndrojmë si një aleat besnik i NATO-s dhe një partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara.”, – ka deklaruar Gashi.