Eurointegrime, Vajc takon udhëheqësinë e VLEN-it
Koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Bekim Qoku...

Koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Bekim Qoku, së bashku me udhëheqësinë e VLEN-it, sot realizoi takim me eurodeputetin Tomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian.
“Në këtë takim u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian për procesin eurointegrues të shtetit, si dhe për mbështetjen e agjendës reformuese të orientuar drejt përforcimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe stabilitetit institucional. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike, prioritetet reformuese dhe hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për ruajtjen e kursit reformues dhe vullnet të fortë politik.”, – thuhet në njoftimin e Kuvendit.
