Akuzohen për spiunazh për Kinën, arrestohen katër persona në Francë
04.02.2026 19:50
Katër persona, përfshirë dy shtetas kinezë...

Katër persona, përfshirë dy shtetas kinezë janë arrestuar në Francë pas dyshimeve për spiunazh për Kinën.
Zyra e prokurorit të Parisit, njoftoi se departamenti i krimit kibernetik ka hapur një hetim gjyqësor për rastin.
Sipas njoftimit, thuhej se dy shtetasit kinezë kishin hyrë në territorin francez me qëllim mbledhjen e të dhënave satelitore nga rrjeti “Starlink” dhe të dhënave nga subjekte jetësore, veçanërisht ato ushtarake, me qëllim transmetimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, përkatësisht Kinën.
