Maqedoni

Parashikimi i motit

05.02.2026 08:40

Vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor...

Moti sot do të jetë i vranët, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në pjesët juglindore do të ketë reshje shiu (mbi 20 l/m²), ndërsa në zonat malore më të larta në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje bore.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 14°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13°C.