Maqedoni
LAMM: Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme
05.02.2026 09:34
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në korsi kryesisht të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në korsi kryesisht të lagështa, njofton LAMM.
Reshje bore me intensitet të mesëm janë regjistruar në Kodra e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e qarkullimit. Në qafën malore Presekë regjistrohen reshje të dobëta shiu dhe bore (llapavicë).
Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në drejtimin rrugor Tetovë – Shkup.
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për automjete dhe autobusë për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtretër lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
