Maqedoni

Një shtetas i Shqipërisë ka bërë pazar në Strugë me para të falsifikuara

03.06.2015 13:01

Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër V.Xh. (34) nga Berati, Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të bazave...

Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër V.Xh. (34) nga Berati, Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim i parave".
 
Siç informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, më 24 prill, i denoncuari në një dyqan në Strugë ka blerë pajisje-elektronike dhe me këtë rast, ka paguar me banknota të falsifikuara prej 20 eurosh.
 
Me urdhër të prokurorit publik, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë në Shkup është kryer ekspertizë e banknotës kontestuese prej 20 eurosh dhe është konstatuar se banknota është false./mia