Maqedoni
Ndihen dy tërmete në Manastir dhe Ohër, epiqendrat në Shqipëri dhe Greqi
05.02.2026 09:50
Një tërmet me magnitudë 3,7 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 23:10...

Një tërmet me magnitudë 3,7 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 23:10 në Manastir, Ohër dhe rrethinë, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Sipas të dhënave të observatorit, epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën fqinje të Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Më herët, në orën 19:50, në Ohër dhe rrethinë është ndjerë edhe një tjetër tërmet, gjithashtu me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në juglindje të Shkupit.
