Ekonomi

Mickoski në takim me sindikatën e SPOGj-së

05.02.2026 11:38

Mickoski ka filluar bisedimet me Sindikatën e SPOGJ-së për shqyrtimin e kërkesës së tyre për shtesë në paga prej 30%..

Kryeministri Hristijan Mickoski ka filluar bisedimet me Sindikatën e SPOGJ-së për shqyrtimin e  kërkesës së tyre për shtesë në paga prej 30 për qind dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Mickoski dje dekalaroi se  Qeveria ka një formulë të përcaktuar qartë për llogaritjen e pagave, e cila parashikon një rritje graduale të pagave. Por, bisedimet do të vazhdojnë për ofertën, e cila sot po negociohet me sindikatën e SPOGJ-së, theksoi kryetari i sindikalistëve, Tërpe Deanoski. 
 
“Jemi në këtë  takim sot të shohim se vallë kryeministri dhe Qeveria e pranojnë kërkesën e sindikatës së SPOGj-së, e ajo është 30 për qind shtesë në paga. Atë që dëgjuam nga mediat erdhëm që ta diskutojmë ta shohim se a ka matematikë të  saktë të shohim se kush do të përfshihet dhe në çfarë mënyre ajo do të shkruhet. Në vitin që lamë pas, pas protestave që mbajtëm biseduam për këtë temë. Më vjen keq që humbëm një vit të tërë dhe që punëtorët nuk po marrin paga më të larta, sepse ishim të kushtëzuar dhe u desh të dorëhiqemi nga marrëveshja kolektive. Tani do të zhvillojmë negociata për kërkesat tona dhe do të mundohemi të përfshihen sa më shumë të punësuar në sferën e gjyqësisë.”, - deklaroi kryetari i SPOGj-së, Tërpe Deanoski.