Botë
Skadon marrëveshja bërthamore ShBA - Rusi
05.02.2026 11:54
Marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe ShBA-së ka skaduar sot.

Marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka skaduar sot duke hequr çdo kufizim mbi dy arsenalet atomike më të mëdha në botë, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.
Presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar ka shprehur gatishmërinë për t’iu përmbajtur kufijve të traktatit edhe për një vit tjetër, nëse Uashingtoni bën të njëjtën gjë, por presidenti amerikan Donald Tramp, ka qenë i paqartë në këtë drejtim.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje se “në rrethanat aktuale, supozojmë se palët e Traktatit NEW START nuk janë më të lidhura nga asnjë detyrim apo deklaratë simetrike në kuadër të traktatit, përfshirë dispozitat e tij thelbësore, dhe janë në thelb të lira të zgjedhin hapat e tyre të mëtejshëm”. Në të njëjtën kohë, Kremlini pati theksuar se nuk po tërhiqej plotësisht nga marrëveshja teksa ishte zotuar të respektonte kufijtë e saj për armët bërthamore.
Ndërkohë, teksa po ofronte në shtator respektimin e kufizimeve të parapara në NEW START edhe për një vit, për të fituar kohë që të dyja palët të negociojnë një marrëveshje pasardhëse, Putini ka thënë se skadimi i paktit do të ishte destabilizues dhe mund të nxiste përhapjen bërthamore. NEW START pasoi një sërë të gjatë paktesh ShBA-Rusi për reduktimin e armëve bërthamore. Edhe ato janë përfunduar.
