Maqedoni
Siljanovska Davkova dhe presidenti i EAB-së diskutojnë bashkëpunimin ekonomik
05.02.2026 14:00
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan.....

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin botëror të qeverive në Dubai realizoi takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan.
Në fokus të bisedës, siç njofton kabineti i Siljanovska Davkovës kanë qenë perspektivat për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa është theksuar nevoja për përmirësimin e kornizës ligjore. Siljanovska Davkova theksoi interesin nga ana e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit përmes iniciativave të përbashkëta për dialog ndërkulturor dhe promovimin e vlerave të përbashkëta qytetëruese.
Thellimi i partneritetit strategjik me ShBA-në, në fokus të takimeve të Gashit në Uashington
Ndërkohë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së punës në Uashington u takua me Daniel Xh. Loton, zëvendësndihmës sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike të Departamentit të Shtetit të ShBA-së.
“Në këtë takim u riafirmua partneriteti i palëkundur ndërmjet dy vendeve, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, angazhimin për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, si dhe përkushtimin për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar. Kryetari Gashi informoi mbi përpjekjet e vazhdueshme për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së në procesin e reformave.”, bëhet e ditur në kumtesë.
