Maqedoni
Reforma në Akademinë e Gjykatësve/Prokurorëve, parashikohet ndryshim i testit pranues
05.02.2026 14:23
Me propozim-ligjin e ri saktësohet numri i saktë i pranimit vjetor të kandidatëve në akademi...

Reformat në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, në duart e këtij institucioni dhe akademisë së shkencave, Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të BE-së, këshillave gjyqësorë, si dhe sektorit joqeveritar. Me propozim-ligjin e ri saktësohet numri i saktë i pranimit vjetor të kandidatëve në akademi, të cilat do t’i përcaktojnë Këshillat e Prokurorëve dhe Gjyqësorin. Saktësohen kriteret e pranimit në bazë të meritave, duke shtuar objektivitetin gjatë pranimit. Konkurset do të shpallen në çdo gjykatë rajonale të apelit në forma të posaçme për gjykatës dhe prokurorë me numër të saktë të kandidatëve. Maja e reformës është ndryshimi i testit pranues.
“Shfuqizohen testi psikologjik dhe për integritet pasi nuk kemi institucion të akredituar në shtet që bën këto testime. Ndërkaq vendoset testim si në tre gjeneratat e para, ku testimi ishte kualifikues me shkrim duke shkruar aktgjykim dhe aktakuzë, si dhe pjesa me gojë. Shpresoj se kriteret do të shpallen publikisht paralelisht me konkursin publik. Ne nuk mund që t’i ikim faktit që në akademi të regjistrohen kandidatë të cilët janë vajza dhe djem të gjykatësve dhe prokurorëve, nëse ata kanë arritur rezultate të mira në atë test.”, - deklaroi Irina Trajkoska nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Vllado Kambovski, thotë se ndryshimet në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë pritet të dalin kuadro më cilësorë.
“Ky është edukim i specializuar për juristë, të cilët do të duhet të ndërmarrin një ndër obligimet më të rëndësishme në shtet, zbatimin dhe ndarjen e drejtësisë. Me këtë ligj do të duhet të bëhet hap para jo vetëm në krijimin e kushteve objektive për personat më cilësorë dhe më të aftë, të cilët mund të mbajnë një ngarkesë të tillë; por edhe të ngrihet cilësia e edukimit.”, - theksoi kryetari i AShAM-it, Vllado Kambovski.
Një ndër kërkesat e BE-së është Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë të jetë porta e vetme për gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm, trajnimi fillestar i tyre të jetë i plotë, i vazhdueshëm dhe profesional në përputhje me BE-në. Unioni kërkon që përzgjedhja e kandidatëve të bëhet sipas meritokracisë me kritere të qarta profesionale e jo politike, nga një staf menaxhues i trajnuar profesionalisht.
MERAL ISMAILI
