Maqedoni

Një 15-vjeçar në Tetovë fizikisht sulmoi një moshatar të tij

03.06.2015 13:53

Një nxënës 15-vjeçar në Tetovë dje fizikisht ka sulmuar një moshatar të tij duke i shkaktuar lëndime në kokë...

Sulmin e ka kryer me send metalik me ç'rast e ka braktisur vendin e ngjarjes.
 
Nxënësi i sulmuar është dërguar në Qendrën klinike-Tetovë për dhënie të ndihmës mjekësore ku është mbajtur për kurim.
 
Pas masave të ndërmarra i dyshuari është arrestuar dhe është kryer bisedë në prezencë të prindërit. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit./mia