Kosovë, a do të zgjidhet presidenti i ri deri më 4 mars?
Vazhdon procedura e ankimimit për zgjedhjet...

Vazhdon procedura e ankimimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar në Kosovë, ndërkohë që po afrohet 4 marsi, deri kur Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë presidentin e ri të shtetit, pasi paraprakisht të ketë përfunduar procedurën e konstituimit, përfshi zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se a synon që të krijojë koalicion qeverisës, që do të mundësonte më lehtë zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit. Por, një dit më parë, Kurti ka sqaruar se po bëhen përgatitje që sa më parë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë së re, e më pas edhe miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, për të shkuar te zgjedhja e presidentit të shtetit.
