VMRO-DPMNE: Pas protestave qëndron LSDM

05.02.2026 17:01

Protesta e fundit e një pjese të komunitetit rom...

Protesta e fundit e një pjese të komunitetit rom kundër sistemit “Qytetit të Sigurt” ka përplasur LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Kjo e fundit ka akuzuar se njerëzit që kundërshtuan publikisht projektin "Qyteti i Sigurt" ishin të përfshirë aktivisht në fushatën e Oliver Spasovskit.

Njerëzit që kundërshtuan publikisht projektin "Qyteti i Sigurt", ditët e fundit dolën në protesta, të cilat drejtoheshin kundër masave që synonin parandalimin e drejtimit pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa përgjegjësi. LSD dhe Spasovski, le t'ia kujtojmë publikut, votuan kundër zbatimit të projektit "Qyteti i Sigurt" në Parlament.”, - deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Nuk qëndrojmë pas protestave

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se protestat e disa qytetarëve në lidhje me patentën e shoferëve dhe sistemin "Qyteti i Sigurt" nuk janë një mënyrë për të zgjidhur problemet, por, sipas tij,  Qeveria ka detyrim të ofrojë zgjidhje institucionale dhe ligjore për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
 
"Unë besoj se protestat nuk janë mënyra për të kërkuar zgjidhje. Ne thamë në fillim për ligjin se çfarë mendojmë se është e mirë dhe çfarë mendojmë se është e keqe dhe kjo është mënyra për të gjetur zgjidhje. Roli i Qeverisë është të përmbushë nevojat e të gjithëve. Pra, shkeljet e ligjit nuk duhet të tolerohen, por ajo duhet të flasë me njerëzit, të shohë se cilat janë problemet dhe t'u ofrojë atyre zgjidhje.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Njëkohësisht, në përgjigje të pyetjes, Filipçe mohoi informacionin se LSDM-ja qëndron pas protestave të disa qytetarëve romë. "Jo! Unë e mohoj absolutisht!", tha Filipçe. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)