Maqedoni

Parashikimi i motit

06.02.2026 08:36

Mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu...

Paradite moti do të jetë pjesërisht me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu. Pasdite kushte për shi do të ketë edhe në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat e mëngjesit në të gjithë territorin do të jenë mbi zero dhe do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 14°C.
 
Në Shkup, mot me vranësira dhe kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.