Maqedoni
Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagura
06.02.2026 08:51
Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në rrethinën e Gjevgjelisë...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në rrethinën e Gjevgjelisë, deri në 100 metra në Strumicë, Negotinë dhe Saramzalinë, si dhe deri në 150 metra në Demir Kapi.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, rrjedha lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
